Për të dhjetën mbrëmje me radhë, forcat e Shteteve të Bashkuara kanë zhvilluar sulme ajrore brenda territorit iranian, teksa zyrtarët në Uashington bëjnë të ditur se operacionet ushtarake do të vijojnë paralelisht me kanalet diplomatike të hapura me Teheranin.
Të lidhura
None found
Objektivat e goditura nga aviacioni amerikan përfshinin komplekse të raketave dhe dronëve, si dhe asete të tjera të infrastrukturës ushtarake. Shtëpia e Bardhë njoftoi se ofensiva do të zgjasë për aq kohë sa urdhëron presidenti Donald Trump.
Trump e ka inkuadruar ndërhyrjen si reagim ndaj sjelljes provokuese të Iranit. Në daljet e tij të fundit publike, ai ka theksuar se kërcënimi i anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit do të shkaktojë një përgjigje shumë më të fuqishme, duke u betuar njëkohësisht se do të marrë hak për tre ushtarët amerikanë që humbën jetën gjatë vikendit.
Administrata mbron zgjerimin e misionit, pavarësisht retorikës së mëparshme të Trump për t’i dhënë fund konflikteve të zgjatura që përfshijnë SHBA-në.
Megjithëse frika për një rritje të çmimit të naftës dhe pasojat e konfliktit në zgjedhjet e përkohshme vijojnë të ekzistojnë, burime brenda administratës amerikane pohojnë se këto nuk janë shqetësimet kryesore në këtë moment.
Raportet nga terreni flasin për shpërthime të forta në disa pika nevralgjike të Iranit gjatë natës së dhjetë të fushës ajrore, veçanërisht në zonat bregdetare dhe ishujt pranë korridorit detar të Hormuzit.
Zëra për detonacione kanë ardhur nga ishulli Qeshm, më i madhi në këtë ngushticë, si dhe nga portet vitale të Bandar Abbas dhe Bandar Lengeh.
Goditje të mëtejshme janë sinjalizuar në Sirik, një rajon që konsiderohet strategjik për shkak të afërsisë me rrugët kryesore të lundrimit.
Po ashtu, shpërthime janë regjistruar në qytetet Konarak dhe Chabahar, që gjenden në provincën Sistan-Baluchistan, si dhe në Shiraz. Në qytetin Bushehr, vendndodhja e një termocentrali bërthamor, mbrojtja ajrore ka hyrë në veprim.
Nga ana e saj, Teherani ka paralajmëruar se nuk do t’i lërë pa përgjigje agresionet amerikane.
Forcat tokësore iraniane konfirmuan se kanë shënjestruar lëshuesit amerikanë të raketave HIMARS të dislokuar në kampin Arifjan në Kuvajt, duke e përshkruar këtë veprim si element të një fushate më të gjerë kundër bazave dhe pajisjeve ushtarake të SHBA-së në rajon.
Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara dorëzoi një letër zyrtare për të dënuar sulmin e fundit që pati si objektiv një central bërthamor iranian.
Përshkallëzimi i tensioneve ka shtuar alarmin ndërkombëtar mbi sigurinë në Gjirin Persik dhe pasojat e mundshme në tregjet globale të energjisë.
