Rebelim në burgun e Siçilisë, rreth 400 të burgosur marrin nën kontroll dy reparte dhe lëndojnë 5 policë

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në burgun Piazza Lanza në qytetin e Katanias, Siçili, ku një numër i madh i të burgosurve raportohet se kanë marrë kontrollin e dy reparteve të institucionit.

Të lidhura

None found

Të paktën pesë efektivë të policisë së burgjeve u lënduan teksa përpiqeshin të shtinin në dorë gjendjen dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Nuk ka ende informacion mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Një numër i konsiderueshëm forcash policore dhe njësive të karabinierëve kanë rrethuar zonën përreth burgut, teksa zyrtarët janë në bisedime me të burgosurit për të qetësuar situatën.

Nga të dhënat e para, rreth 400 prej gjithsej 422 të burgosurve që mbahen në këtë burg janë përfshirë në trazirë, çka e bën situatën jashtëzakonisht të rëndë. Arsyet e përplasjes së dhunshme mbeten ende të paqarta dhe nuk është saktësuar se cilat reparte vijojnë të jenë të pushtuara nga të burgosurit.

“Fillimisht, dua të shpreh afërsinë dhe përkrahjen time të plotë për kolegët e plagosur, që u shtruan në spital”, u shpreh kreu kombëtar i Consipe, Mimmo Nicotra.

“Megjithatë, ajo që po shohim në Piazza Lanza nuk është një ngjarje që na ka zënë në befasi, por pasoja e një fatkeqësie të njoftuar prej kohësh”, shtoi ai më tej.


Shtuar 20.07.2026 17:37

matbetmatbetJojobetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet giriş