Tensionet në Kuvend e ndërpresin për herë të dytë, opozita s’lejon Avokatin e Popullit, Peleshi: Zoti Bardhi, mos e trash zërin me mua!

Këtë të hënë, tensionet në Kuvend u rikthyen dhe minutat e pushimit, ku nuk i shërbyen aspak uljes së “gjakrave” mes deputetëve në sallë.

Opozita u shpreh e vendosur të mos e lejonte Avokatin e Popullit të raportonte, që më pas të kalonin te diskutimet, duke deklaruar se ai ishte zgjedhur në mënyrë ilegjitime.

Të lidhura

None found

Kreu i grupit të PD Gazment Bardhi dhe sekretari Flamur Noka, i kërkuan kryeparlamentarit Niko Peleshi që të ndryshonte rendin e ditës dhe të kalonte direkt në diskutime, pa e dëgjuar Endri Shabanin.

“Të kalojmë në diskutime. Ai është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, është ilegjitim”, u shprehën ata.

Por Peleshi i kundërshtoi:

“Nuk jemi këtë për përleshje, jemi për të përplasur mendimet dhe jo kokat. Diskutimet janë për raportin, nuk mund të diskutojmë në ajër. Nuk e vendosim ne kush njihet dhe kush nuk njihet, Avokati i Popullit është votuar nga ky Kuvend, ndryshe jemi në shkelje të Kushtetutës. Nuk jemi këtu për vetëgjyqësi dhe për të shpallur kush është legjitim dhe kush jo. Ta dëgjojmë njëherë e pastaj debatojmë. Nuk ka shans t’i impononi Kuvendit rendin e ditës, ta ndryshoni atë me forcë e të bërtitura, sa të jem unë këtu! Uluni”.

Por kjo i rriti edhe më shumë debatet dhe akuzat, aq sa Bardhi iu drejtua Peleshit për shkeljen e procedurave dhe mosdëgjim të opozitës.

Peleshi reagoi duke i kërkuar opozitës që të ulej, teksa tensionet e vazhdueshme e çuan seancën në ndërprerjen e dytë në pak minuta.

“Zoti Bardhi mos trash zërin me mua, ju lutem, unë nuk jam edukatore. 5 minuta pushim për qetësim dhe ajrim”, tha Peleshi, duke mbyllur seancën përkohësisht.

Tensionet në Kuvend edhen për shkak të raportimit të Avokatit të Popullit, Endri Shabani. Pasi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi prezantoi pikën e radhës të rendit të ditës për raportimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025, Gazment Bardhi kundërshtoi duke e cilësuar si provokim ndaj opozitës.


Shtuar 20.07.2026 15:54

matbetmatbetJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet giriş