Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka apeluar publikisht anëtarëve dhe mbështetësve të kësaj force politike që t’i bashkohen revoltës qytetare, e cila prej javësh po zhvillohet në bulevardin e Tiranës, si edhe ta mbështesin atë fuqishëm.
Në një deklaratë, kreu i opozitës e përshkroi rezistencën e të rinjve dhe qytetarëve si “heroizëm epik”. Sipas tij, kjo qëndresë po vijon pavarësisht asaj që Berisha e cilëson terror qeveritar të Edi Ramës dhe strukturave të tij kundër pjesëmarrësve e organizatorëve.
Të lidhura
None found
Berisha vlerësoi se lëvizja paqësore ka fituar tashmë mbështetje të gjerë ndërkombëtare dhe se përfaqëson një çast historik për Shqipërinë, duke e krahasuar me lëvizjet e fillimit të tre dekadave më parë.
“Kryengritja paqësore e rinisë dhe qytetarëve shqiptarë vazhdoi e pamposhtur duke siguruar mbështetje të madhe ndërkombëtare. Duke shprehur edhe njëherë mbështetjen më të fuqishme për këtë lëvizje, për këtë protestë të paprecedent që nga vitet ’90 në historinë e Shqipërisë, ftoj çdo demokrate e demokrat të marrin pjesë në frymën e saj si qytetarë, të bëjnë gjithçka për suksesin e saj”, u shpreh Berisha.
