Ndeshjet e Kupës së Botës duket se ndikojnë jo vetëm te tifozët e futbollit, por edhe te përdorimi i aplikacioneve për takime, si Tinder. Këtë e ka evidentuar një studim i kryer disa vite më parë, raportoi Men’s Health.
Të lidhura
None found
Të dhënat e Tinder treguan se Botërori i vitit 2018 pati ndikim të dukshëm në aktivitetin e përdoruesve të platformës.
Gjatë zhvillimit të turneut, i cili zgjati një muaj, u regjistrua një shtim i madh i komunikimeve mes përdoruesve.
Sipas hulumtimit, numri i përputhjeve në periudhën e Botërorit u rrit me 66 për qind. Kjo ndodh kur dy persona shprehin pëlqim reciprok dhe nisin bisedën.
Ndërkohë, përdoruesit që shfaqnin në profil interesin e tyre për sportin kishin mesatarisht 94 përputhje.
