Video/ CENTCOM publikon goditjen e kullës detare iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka bërë publike një video të deklasifikuar, ku paraqitet sulmi i forcave amerikane ndaj një kulle kontrolli detar iranian në portin e Çabaharit, pranë Ngushticës së Hormuzit.

Në pamje shihet objekti teksa merret në shënjestër dhe më pas shkatërrohet gjatë goditjes. Në rrjetet sociale janë shpërndarë gjithashtu video të regjistruara nga qytetarë, të cilat e tregojnë sulmin nga një perspektivë tjetër.

Të lidhura

None found

Sipas deklaratës së CENTCOM, më 16 korrik forcat amerikane shkatërruan kullën e mbikëqyrjes në portin Chah Bahar Shahid Kalantari. Sipas SHBA-së, ajo ishte pjesë e një rrjeti të mbikëqyrjes detare të përdorur prej dekadash nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) për monitorimin dhe shënjestrimin e anijeve tregtare që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.

Ushtria amerikane deklaroi se eliminimi i këtij objekti kufizon kapacitetin e IRGC-së për koordinimin e sulmeve kundër anijeve tregtare dhe synon të sigurojë lirinë e lundrimit në zonë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, publikoi në platformën X një fotografi nga çasti i goditjes, bashkë me mesazhin: “Irani nuk kontrollon Ngushticën e Hormuzit.”

Operacioni ishte pjesë e valës së gjashtë të sulmeve amerikane ndaj objektivave iraniane, të cilat autoritetet e SHBA-së thonë se janë përqendruar kryesisht te infrastruktura në jug dhe jugperëndim të Iranit.


Shtuar 17.07.2026 18:13

MatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş