Raporti 2026 i BE-së për Shqipërinë: Ndikimi politik, korrupsioni dhe problemet e medias frenojnë progresin

Komisioni Europian ka bërë publik raportin e vitit 2026 mbi sundimin e ligjit në Shqipëri. Dokumenti konstaton vijimin e reformës në drejtësi dhe zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, por thekson se vendi ende përballet me sfida të mëdha në luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e medias, transparencën dhe cilësinë e ligjvënies.

Raporti bën të ditur se vettingu i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve është mbyllur plotësisht, pas përfundimit edhe të fazës së ankimeve. Sipas Komisionit Europian, ky proces ka ndihmuar në forcimin e mëtejshëm të pavarësisë, integritetit dhe përgjegjshmërisë së sistemit të drejtësisë.

Të lidhura

None found

Megjithatë, sfidë mbetet përfshirja e standardeve të larta të vettingut në funksionimin e zakonshëm të drejtësisë. Në këtë drejtim përmendet edhe nevoja për rishikimin e rregullave që lidhen me emërimin e anëtarëve jo-magjistratë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Komisioni Europian konstaton se Inspektori i Lartë i Drejtësisë vazhdon të funksionojë, ndonëse përballet në mënyrë të vazhdueshme me një numër të lartë vendesh të lira për inspektorë magjistratë.

Në dokument theksohet se sistemi gjyqësor ka dëshmuar qëndrueshmëri, por nuk kanë munguar përpjekjet për ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet e drejtësisë, si dhe sulmet personale ndaj magjistratëve.

Probleme vijojnë të evidentohen edhe në realizimin brenda afateve dhe me cilësinë e duhur të vlerësimeve për gjyqtarët. Ndërkohë, trajnimi gjyqësor është përmirësuar dhe stoku i çështjeve të mbartura është reduktuar pjesërisht, por sistemi modern dhe i integruar elektronik për menaxhimin e çështjeve nuk ka arritur ende të jetë plotësisht funksional.

Komisioni Europian jep një vlerësim pozitiv për zbatimin e Strategjisë Antikorrupsion 2024-2030 dhe planin përkatës të veprimit për periudhën 2024-2026.

Sipas Bashkimit Europian, Shqipëria e ka ngritur në pjesën më të madhe kuadrin ligjor kundër korrupsionit dhe ka bërë hapa të rëndësishëm drejt përafrimit me standardet europiane.

Vlerësim të veçantë merr Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Raporti nënvizon se SPAK ka vazhduar të prodhojë rezultate në goditjen e korrupsionit të nivelit të lartë, duke krijuar një bilanc të qëndrueshëm hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh.

Nga ana tjetër, Komisioni Europian konstaton se bashkërendimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe strukturave ligjzbatuese vazhdon të jetë i dobët.

Dokumenti thekson se korrupsioni mbetet i pranishëm në Policinë e Shtetit, në prokurimet publike dhe në sektorë të tjerë me rrezik të lartë.

BE-ja vëren se Shqipëria po zhvillon aktualisht vlerësime të rrezikut në këto fusha. Përparim është shënuar edhe në kontrollin e deklaratave të pasurisë dhe të interesave nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikteve të Interesit, ndonëse disa mangësi nuk janë kapërcyer ende.

Një pjesë e rëndësishme e shqetësimeve të ngritura në raportin e vitit 2026 lidhet me median. Komisioni Europian vë në pikëpyetje pavarësinë e autoritetit rregullator, duke i lidhur problemet me mënyrën e emërimit të anëtarëve të bordeve dhe me përkatësinë e tyre politike.

Po ashtu, pavarësia e kufizuar e transmetuesit publik vazhdon të mbetet një çështje shqetësuese.

Megjithëse janë ndërmarrë masa për ta bërë më transparente pronësinë e mediave, përqendrimi i tregut mediatik dhe ndikimi i grupeve të biznesit që kanë lidhje politike konsiderohen ende probleme serioze.

Sipas BE-së, nuk është siguruar akoma një mekanizëm i drejtë për matjen e audiencës, ndarjen e reklamave shtetërore dhe shpërndarjen e burimeve të tjera publike. Mangësi konstatohen gjithashtu në ushtrimin e së drejtës për akses në informacion.

Raporti evidenton se kanë vijuar rastet e kërcënimeve fizike dhe verbale ndaj gazetarëve, fushatat denigruese kundër tyre, si dhe paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike, të njohura si SLAPP.

Kritika ngrihen edhe për procesin ligjvënës. Komisioni Europian vëren se cilësia e tij vazhdon të ngjallë shqetësime, veçanërisht për përdorimin e politikave të mbështetura në prova dhe për efektivitetin e konsultimeve publike.

Polarizimi politik, sipas dokumentit, vijon të ketë pasoja negative në veprimtarinë e Kuvendit. Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese vlerësohet për rolin efektiv që ka vazhduar të luajë në garantimin e kontrolleve dhe balancave ndërmjet institucioneve.

Në raport përfshihen edhe emërimi i një Avokati të ri të Popullit dhe ai i një Komisioneri të ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Për sa i përket shoqërisë civile, Komisioni Europian çmon se organizatat vazhdojnë ta ushtrojnë lirisht veprimtarinë e tyre. Megjithatë, ato hasin pengesa që lidhen me diskreditimin publik, transparencën e pamjaftueshme gjatë hartimit të politikave, praktikat e pabarabarta të konsultimit dhe vështirësitë për të garantuar qëndrueshmëri financiare.


MatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş