Apel për ndihmë për Osman Selmanin, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi

Osman Selmani, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet serbe në pikëkalimin kufitar të Mutivodës, teksa po kthehej nga Medvegja për në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Gjykata e Lartë në Serbi ka vendosur ndaj tij masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Selmani u ndalua më 1 korrik në pikën kufitare të Mutivodës, nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës.

Familjarët dhe miqtë e Osman Selmanit kanë kërkuar ndihmë, duke theksuar se pretendimet ndaj tij për krime lufte nuk kanë bazë.

Në apelin e tyre thuhet se, sipas informacioneve që disponojnë, në periudhën prill–qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat ai akuzohet, Selmani ndodhej si refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran Gostivar.


Shtuar 17.07.2026 12:01

MatbetmatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet