Vinicius shkëlqen me tri gola ndaj Singaporit dhe sqaron reagimin pas zëvendësimit

Brazil triumfoi 7-0 ndaj Singaporit në miqësoren e së martës, ndërsa Vinicius Junior ishte figura qendrore e takimit. Sulmuesi i Real Madridit shënoi tri golat e parë të ekipit dhe regjistroi het-trikun e tij të parë me kombëtaren A të Brazilit.

Pas ndeshjes, futbollisti brazilian vlerësoi mënyrën se si skuadra e përballoi sfidën dhe ruajti seriozitetin, edhe pse përballë kishte një kundërshtar dukshëm më të dobët.

Të lidhura

None found

Vinicius u ndal edhe te rekordi i tij personal, duke shprehur dëshirën që kjo të jetë vetëm fillimi i një serie het-trikësh me fanellën e Brazilit.

“Kjo ishte hera ime e parë me tri gola dhe shpresoj të ketë edhe shumë të tjera. E filluam takimin të përqendruar, pasi e dinim se niveli i kundërshtarit ishte dukshëm më i ulët”.

“Ndoshta mund të kisha realizuar edhe më shumë, por rëndësi ka që fituam dhe jam i kënaqur. Tani do të rikthehemi te klubet, ndërsa në mars duhet të jemi në 100 për qind të formës”, deklaroi Vinicius.

Vëmendje të veçantë mori edhe momenti kur ai u largua nga fusha në nisje të pjesës së dytë, pasi u zëvendësua nga Allan.

Pamjet televizive treguan pakënaqësinë e sulmuesit gjatë daljes së tij, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyen e këtij reagimi.

Vinicius sqaroi se dëshira për të qëndruar në fushë dhe për të shënuar të tjerë gola ndikoi në sjelljen e tij, por pranoi se vendimi i stafit teknik ishte i kuptueshëm.

“Kishim rënë dakord që të luaja edhe 15 ose 20 minuta, por unë gjithmonë dua të shënoj më shumë. E kuptova që ishte e rëndësishme të aktivizoheshin edhe lojtarët e tjerë dhe se Allan kishte nevojë për minuta. Kjo periudhë është për përgatitje dhe prova, ndaj trajneri bëri atë që duhej, duke u dhënë mundësi të gjithëve”.

“Tani na mbetet të plotësojmë skuadrën, sepse ndeshjet kualifikuese po afrohen”, përfundoi ylli i Brazilit.


grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet