Hamza takon ambasadorin e Irlandës, kërkon krijimin e shpejtë të institucioneve të reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin jorezident të Republikës së Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist. Në qendër të bisedës ishin zhvillimet politike në vend, integrimi evropian dhe raportet mes Kosovës e Irlandës.

Të lidhura

None found

Hamza e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme që Irlanda i ka dhënë Kosovës. Ai vlerësoi gjithashtu prioritetet e Irlandës në cilësinë e kryesueses së Këshillit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë shtet si shembull frymëzues për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Palët trajtuan edhe gjendjen politike pas zgjedhjeve, me theks të veçantë në domosdoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Sipas Hamzës, PDK-ja mbështet avancimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, ndërsa kërkon që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Në fund të takimit, Hamza nënvizoi se synimi strategjik i Kosovës nuk ka ndryshuar: anëtarësimi i plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.


Shtuar 17.07.2026 12:01

MatbetmatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet