Një 18-vjeçar në Britani është dënuar me tre vjet heqje lirie, pasi goditi me automjet një këmbësor 84-vjeçar, duke e lënë me plagë të rënda dhe duke u larguar pa i dhënë ndihmë.
Vendimi u dha nga Gjykata e Kurorës në Durham, e cila e shpalli Sonny Horsfall fajtor për shkaktim të lëndimeve të rënda përmes drejtimit të rrezikshëm, drejtim automjeti pa leje dhe pa siguracion, si edhe për braktisje të vendit të aksidentit. Krahas burgimit, atij iu ndalua të drejtojë automjete për katër vjet.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 prillit në Redcar, North Yorkshire. Sipas hetimeve, Horsfall humbi kontrollin e një Audi A4 që e kishte blerë së fundmi, doli mbi trotuar dhe përplasi 84-vjeçarin Eddie, i cili po kthehej në banesë.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar çastin kur makina del nga rruga dhe godet këmbësorin, ndërsa shoferi largohet menjëherë pas përplasjes. Prokuroria sqaroi se i riu nuk kishte patentë, ishte i skualifikuar për të drejtuar automjete dhe Audi nuk ishte i siguruar.
Gjatë hetimit u gjetën edhe video në telefonin e tij, ku Horsfall shfaqej duke lëvizur me shpejtësi të madhe, duke kryer manovra parakalimi të rrezikshme dhe duke kaluar semaforët kur sinjali ishte i kuq.
https://www.dailymail.com/embed/video/3682393.html
Në njërën prej regjistrimeve ai dëgjohet të thotë: “Sapo e bleva këtë bishë”, ndërsa në një video tjetër shprehet: “Në djall me dritën e kuqe.”
Dy orë pas aksidentit, 18-vjeçari u kthye në shtëpi, porositi pica dhe u dërgoi miqve mesazhe zanore në Snapchat. Në njërin prej tyre ai tha: “Nuk e di çfarë godita… po ha pica”, ndërsa në një tjetër pranoi se besonte se mund të kishte plagosur rëndë ose vrarë dikë.
Si pasojë e goditjes, 84-vjeçari pësoi thyerje të shumta në legen, shpinë dhe në këmbën e djathtë. Ai qëndroi disa ditë në kujdes intensiv dhe, pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale, vijon të përballet me vështirësi të mëdha në lëvizje, përdor ndihmëse për ecje dhe ka dhimbje të vazhdueshme.
