Antero Lopes caktohet drejtues i ri i EULEX-it nga BE-ja

Këshilli Evropian ka vendosur të emërojë diplomatin portugez Antero Lopes në krye të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.

Të lidhura

None found

Mandati i tij i parë do të zgjasë 10 muaj dhe nis më 10 gusht 2026. Lopes do të marrë detyrën nga italiani Giovanni Pietro Barbano.

Sipas njoftimit, Lopes është një zyrtar i lartë portugez me profil ndërkombëtar, i angazhuar në diplomaci, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e sektorit të sigurisë. Ai ka mbi katër dekada përvojë në nivel kombëtar e ndërkombëtar, përfshirë më shumë se 25 vjet punë pranë OKB-së.

Karriera e tij përfshin angazhimin në Forcën Mbrojtëse të OKB-së në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, UNPROFOR, si edhe gjashtë vite në Misionin e Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë, UNMIK. Në njoftim theksohet se kjo përvojë i ka dhënë atij njohuri të gjera në udhëheqje strategjike, menaxhim krizash dhe bashkëpunim me qeveri e partnerë ndërkombëtarë.


Shtuar 16.07.2026 18:04

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet