Françeska Murati ka ndezur një diskutim në rrjetet sociale pasi ngriti një pyetje që lidhet me një fenomen gjithnjë e më të dukshëm mes të rinjve: rënien e martesave dhe krijimin e familjeve.
Përmes një postimi në InstaStory, ish-banorja e “BBV” u shpreh me humor se këtë verë nuk ka marrë pjesë në asnjë dasmë, ndërsa e lidhi këtë situatë me raportimet për uljen e numrit të lindjeve.
Të lidhura
None found
“O rini, çfarë po ndodh? Pse nuk po martoheni më? Këtë verë s’po kapem në asnjë dasmë. Ndërkohë lajmet thonë se lindjet kanë rënë me 8.1%”, shkroi Murati.
Më tej, ajo kërkoi mendimin e ndjekësve të saj për arsyet që po ndikojnë te të rinjtë, duke ngritur dy mundësi: nëse ata po presin të ndihen plotësisht gati për të krijuar familje, apo nëse është bërë më e vështirë gjetja e partnerit të duhur.
Aktorja e njohur divorcohet pas 6 vitesh martesë
“Po prisni të bëheni gati të gjithë, apo thjesht jemi në një kohë ku është bërë shumë e vështirë për të gjetur një person? Jam kurioze ta di: çfarë mendoni se është arsyeja kryesore?”, pyeti ajo ndjekësit.

Pyetja e Françeskës ka marrë vëmendje të madhe online, duke nxitur reagime dhe diskutime mbi ndryshimin e prioriteteve të brezave të rinj, martesat, familjen dhe sfidat sociale që lidhen me krijimin e saj.
