Përfaqësia diplomatike e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur miratimin për emërimin e Zejnullah Gashit në krye të prokurorisë së shtetit. Në një njoftim publik, ajo e uroi atë dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të masave që do të garantojnë një sistem prokurorial të pavarur, transparent dhe të përgjegjshëm.
Të lidhura
None found
Sipas postimit, ambasada mirëpret këtë emërim pas një periudhe të gjatë pa një kryeprokuror të përhershëm. Ajo i uroi Gashit sukses në ndërmarrjen e reformave të nevojshme në mënyrë që prokuroria e Kosovës të ushtrojë funksionet e saj në mënyrë efektive dhe efikase, të forcojë sundimin e ligjit dhe të japë kontribut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të mirë të të gjithë qytetarëve.
