Operacion i befasishëm i FBI-së në Shtëpinë e Bardhë për rrjedhjen e të dhënave, zyrtarëve u sekuestrohen celularët

Administrata presidenciale ka nisur një hetim të thelluar për të zbuluar se kush e përçoi informacionin mbi problemet e sigurisë që lidhen me një aeroplan të ri, dhuratë nga Katari, që mendohej të shërbente si Air Force One.

Të lidhura

None found

Burimet pranë CNN bëjnë të ditur se disa punonjës të administratës federale janë udhëzuar t’u japin hetuesve telefonat e tyre celularë për t’u kontrolluar.

Në krye të këtij procesi qëndrojnë shefja e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, dhe kreu i FBI-së, Kash Patel. Ata dyshohet se e menaxhuan personalisht operacionin nga Krahu Perëndimor, ku Patel ndenji për afro shtatë orë në një dhomë afër zyrës së Wiles. Kjo hapësirë u shndërrua në atë që burimet e cilësuan si një “qendër operacionesh” për të drejtuar hetimin.

Sipas raportimeve të CNN, Presidenti Donald Trump shfaqi zemërim të hapur pasi dolën në dritë shqetësimet rreth sigurisë së avionit të ri. Si pasojë, administrata e tij ndërmori një hetim me përmasa të gjera për të identifikuar se kush qëndron pas kësaj rrjedhjeje.

Përveç sekuestrimit të telefonave, hetuesit morën në pyetje dhe kërkuan të dhëna nga zyrtarë që kishin qenë pjesëmarrës në fluturimet e presidentit, ose që ishin përfshirë në logjistikën e tyre. Megjithatë, pati edhe prej atyre që refuzuan të dorëzonin pajisjet e tyre personale.

Informacionet tregojnë se të paktën një prej agjencive federale i njoftoi stafin e vet që, në rast se agjenci të tjera u kërkonin informacione apo pajisje, të vinin në dijeni menjëherë departamentin ligjor të institucionit.

Ky hetim doli në dritë pasi Departamenti i Drejtësisë lëshoi urdhërthirrje për katër gazetarë të së përditshmes The New York Times, të cilët kishin shkruar në lidhje me të metat e sigurisë të aeroplanit. Ky veprim është dënuar ashpër nga grupet e mbrojtjes së lirisë së shtypit dhe nga vetë gazeta, e cila ka paralajmëruar se do t’i sfidojë ligjërisht këto urdhërthirrje.

Objekti kryesor i polemikës është një aeroplan Boeing 747 me vlerë rreth 400 milionë dollarë, të cilin Katari ia dhuroi administratës për shërbimin presidencial. Në fillim, Trump parashikonte ta përdorte për një vizitë jashtë vendit, por më pas iu rikthye aeroplanit të vjetër presidencial.

Burimet e CNN shpjegojnë se gjatë fluturimit, vlerësimet mbi sigurinë ndryshuan dhe u arrit në përfundimin se avioni i ri, ndonëse i pajisur me një sërë mbrojtjesh, nuk arrinte ende të ofronte standardin e sigurisë që ka Air Force One-i aktual.

Oficerë të ushtrisë dhe Shërbimit Sekret e kanë përshkruar futjen në shërbim të avionit të ri si një proces të nxituar. Ndërkohë, aeroplanët e rinj presidencialë të porositur nuk pritet të jenë funksionalë përpara vitit 2028, për shkak të kohës që duhet për instalimin e teknologjive moderne të komunikimit dhe sistemeve të mbrojtjes.


Shtuar 15.07.2026 20:20

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş