EMA miraton përdorimin e vaksinës Moderna për fëmijët 12-17 vjeç

Agjencia Europiane e Barnave ka miratuar përdorimin e vaksinës Moderna për fëmijët 12-17 vjeç për shtetet anëtare.

Vaksina do të përdoret në të njëjtën mënyrë si tek të rriturit, që do të thotë do të merret në dy doza me një afat 4 javor ndërmjet njëra-tjetës.

Vendimi u mor pasi u hetuan rezultatet e një studimi me 3,732 fëmijë të moshës 12-17 vjeç.

Studimi tregoi se vaksina prodhon një përgjigje imune në fëmijët 12-17 vjeç të ngjashëm me atë te të rinjtë 18-25 vjeç.

Gjithashtu, asnjë nga 2,163 fëmijë që morën vaksinën nuk u infektua me koronavirus, krahasuar me 4 nga 1,073 fëmijë që morën vaksinën placebo./albeu.com


Shtuar 23.07.2021 16:31