Skender Krasniqi dënohet me 24 vjet burg për rastin e vrasjes në Zllakuqan

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Skender Krasniqin dhe i ka shqiptuar dënim unik prej 24 vjetësh burgim lidhur me vrasjen e F.Z. Trupi gjykues e rikualifikoi veprën nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje”.

Të lidhura

None found

Vendimi u bë publik të mërkurën nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari kryetar Gent Beka, si dhe anëtarët Gazmend Bahtiri e Sulltane Hoti.

Për veprën penale “Vrasje”, Krasniqi u dënua me 22 vjet burgim, pasi vepra u rikualifikua nga “Vrasja e rëndë”. Ndërsa, për armëmbajtje pa leje, atij iu shqiptua dënim prej 2 vjetësh e 6 muajsh burgim. Në përfundim, gjykata caktoi dënimin unik prej 24 vjetësh burgim.

Palët që nuk pajtohen me këtë aktgjykim mund të paraqesin ankesë pasi ta pranojnë vendimin në formë të shkruar.

Në shpalljen e aktgjykimit morën pjesë prokurori Menduhi Kastrati, pala e dëmtuar dhe mbrojtësi i Krasniqit, avokati Ilir Ramaj. I akuzuari nuk ishte i pranishëm.

Krasniqi ishte deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 15 korrik 2025.

Ai akuzohej për vrasjen e F.Z., e ndodhur në gusht të vitit 2024 në Zllakuqan të Lipjanit, pas një mosmarrëveshjeje mes fëmijëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të ngritur më 30 qershor 2025, Skender Krasniqi ngarkohej se më 7 gusht 2024, në fshatin Zllakuqan të Lipjanit, kishte vepruar pas një mosmarrëveshjeje të ndodhur po atë ditë ndërmjet djalit të tij, të miturit T.K., dhe të miturit A.Z., djalit të dëshmitarit B.Z. Ky i fundit është nip i F.Z., tashmë të ndjerë.

Mosmarrëveshja lidhej me komunikimet e të miturve në rrjetin social Tik Tok. Sipas aktakuzës, T.K. i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore A.Z. me thikë. Kur F.Z. ishte kthyer nga puna dhe kishte kuptuar për ngjarjen, ai ishte nisur së bashku me dëshmitarin I.Z. drejt shtëpisë së Skender Krasniqit, për të mësuar dhe sqaruar çfarë kishte ndodhur.

Aktakuza pretendon se dëshmitari I.Z. kishte biseduar me dëshmitaren N.K., e cila i kishte kërkuar të largohej, duke i thënë se nuk e dinte çfarë kishte ndodhur. Më pas, i akuzuari kishte dalë nga shtëpia dhe ishte drejtuar te porta e oborrit, ku ndodheshin F.Z. dhe dëshmitarët I.Z. e F.K. Aty ishte afruar edhe dëshmitari B.K.

Pasi kishte përfunduar biseda, F.Z. dhe I.Z. ishin larguar nga porta e shtëpisë së Krasniqit në drejtim të rrugës së fshatit. Sipas aktakuzës, ata kishin parë të miturin T.K. duke dalë nga pjesa e sipërme e oborrit. Të mllefosur, F.Z. dhe I.Z. ishin nisur në drejtim të tij dhe kishin hyrë në oborrin e të pandehurit, ku kishte nisur një fjalosje me bërtima. T.K. kishte në dorë një thikë, të cilën i ishte kërkuar ta lëshonte.

Në një moment, sipas aktakuzës, kishin ndërhyrë dëshmitarët N.K. dhe B.K., ndërsa palët kishin filluar të ndaheshin. I.Z. ishte nisur drejt rrugës dhe pas tij kishte shkuar edhe F.Z. Në ato rrethana, pretendohet se Skender Krasniqi e kishte marrë thikën nga i mituri T.K. dhe, me qëllim të privimit nga jeta të F.Z., e kishte goditur atë dy herë radhazi, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

F.Z. ishte dërguar rreth orës 13:02 pa shenja jete në QMF-në e fshatit Magurë të Komunës së Lipjanit, ku ishte konstatuar vdekja e tij.

Për këtë rast, Krasniqi ngarkohej fillimisht me veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në pikën e dytë të aktakuzës, Skender Krasniqi akuzohej edhe për posedim të paautorizuar të një thike, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët. Sipas prokurorisë, kjo ishte thika e përdorur për shkaktimin e lëndimeve vdekjeprurëse ndaj F.Z. Gjithashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë dhe oborrin e të pandehurit ishin gjetur dhe sekuestruar edhe tri thika të tjera.

Për këtë pikë, ai akuzohej për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas nenit 366, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Shtuar 15.07.2026 09:48

MatbetBetsmoveEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş