BDI ngre alarmin: Të 10 drejtorët në Ministrinë e Mbrojtjes janë maqedonas, shqiptarët pa përfaqësim drejtues

BDI deklaron në një komunikatë për mediat se informacionet zyrtare të bëra publike nga Ministria e Mbrojtjes dëshmojnë se të gjitha 10 pozitat e drejtorëve në këtë institucion mbahen nga maqedonas. Sipas kësaj partie, asnjë shqiptar nuk është në funksion drejtues në rang drejtorie.

Të lidhura

None found

Sipas BDI-së, një gjendje e tillë përbën shkelje serioze të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, të cilin e konsideron si një prej bazave të stabilitetit institucional dhe të raporteve ndëretnike në vend.

“Besimi i ndërsjellë, ekuilibri dhe përfshirja e të gjitha komuniteteve janë të domosdoshme në sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes. Lënia jashtë e shqiptarëve nga nivelet në të cilat merren vendime strategjike e dëmton këtë besim, prodhon ndjenjë margjinalizimi dhe cenon karakterin multietnik të institucioneve përgjegjëse për sigurinë e të gjithë qytetarëve”.

Nga BDI shprehin shqetësim edhe për, siç thonë, heshtjen e Vlen-it. “Për më shumë se dy vit enë pushtet, përfaqësuesit e tij nuk kanë arritur të mbrojnë as përfaqësimin minimal të shqiptarëve në institucionet kyçe të sigurisë. Mungesa e rezultateve dëshmon paaftësi për të mbrojtur interesin shqiptar dhe një kapje që i ka lënë pa zë përballë vendimeve diskriminuese”, thonë nga BDI.


Shtuar 15.07.2026 09:39

MatbetBetsmoveEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş