Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, është pritur nga drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi.
Të lidhura
None found
Biseda mes tyre është përqendruar te puna e kryer deri më tani nga Instituti, projektet që ndodhen në zbatim dhe nevoja për bashkëpunim institucional në përmbushje të mandatit të IKKL-së.
Gjatë vizitës, ambasadori Malaj u njoh nga afër edhe me Arkivin e IKKL-së, përfshirë mënyrën e mbledhjes, ruajtjes dhe menaxhimit të dokumentacionit.
Hetemi falënderoi Republikën e Shqipërisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin institucional. Ai nënvizoi se forcimi i mëtejshëm i këtij raporti është i rëndësishëm për arritjen e synimeve të përbashkëta.
Takimi u mbajt në frymën e mirëkuptimit dhe të angazhimit të përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushat e interesit të përbashkët.
