Konjufca kërkon reagim të BE-së pas deklaratës së ministres serbe

Ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufca, ka reaguar pasi ministrja serbe Snezhana Paunoviq deklaroi se, sikur të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit më 1998, do të kryente spastrim etnik në Kosovë.

Të lidhura

None found

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Konjufca tha se deklarata e ministres së Qeverisë së Serbisë përbën një thirrje të hapur për dëbimin etnik të shqiptarëve nga Kosova.

Sipas tij, një gjuhë e tillë glorifikon krimet e luftës, cenon stabilitetin në rajon dhe nuk përputhet me parimet evropiane apo me perspektivën evropiane.

Konjufca vlerësoi se heshtja dhe reagimet e zbehta nuk janë të pranueshme, duke kërkuar nga nivelet më të larta të udhëheqjes së Bashkimit Evropian një dënim publik të qartë. Ai kërkoi që Serbisë t’i rikujtohen obligimet e saj dhe që kjo sjellje të ketë pasoja në procesin e saj të anëtarësimit.

Ai theksoi gjithashtu se Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për demokracinë, shoqërinë shumetnike, pajtimin e mbështetur në të vërtetën dhe drejtësinë, si dhe për integrimin evropian, duke shtuar se edhe Serbia duhet të ndjekë të njëjtën rrugë.


Shtuar 14.07.2026 18:24

MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş