Në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës, ish-sulmuesi anglez Wayne Rooney ka ndarë pikëpamjen e tij për Lionel Messin.
Të lidhura
None found
Rooney pranoi aftësitë e jashtëzakonshme të kapitenit argjentinas, por nënvizoi se ai mund të kthehet në një pikë të dobët për ekipin në fazën e prapavijës.
“Ai mund të jetë një dobësi në aspektin mbrojtës për Argjentinën”, tha Rooney.
“Ai nuk kthehet shumë për të ndihmuar në mbrojtje, por është vendimtar në çastet kyçe. Tek Messi gjithçka sillet rreth mënyrës se si i merr vendimet. Ai zgjohet në momente të caktuara të ndeshjes dhe gjithmonë gjen zgjidhjen më të përshtatshme.”
Ish-sulmuesi theksoi gjithashtu se për të markuar Messin nevojitet përqendrim maksimal dhe komunikim i vazhdueshëm.
Përballja mes Anglisë dhe Argjentinës do të zhvillohet më 15 korrik në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, një duel me pritshmëri të mëdha, teksa Messi synon ta udhëheqë kombëtaren e tij drejt një tjetër finaleje.
