Diplomati gjerman Dirk Schübel ka marrë urimin e ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, pas emërimit në postin e Përfaqësuesit të ri të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Të lidhura
None found
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin social X, kreu i diplomacisë kosovare i shprehu urimet për suksese gjatë ushtrimit të detyrës dhe theksoi vullnetin për të bashkërenduar përpjekjet në funksion të thellimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Brukselit.
“Urime Dirk Schübel për emërimin tuaj si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës. Ju uroj suksese në mandatin tuaj të ri dhe pres me padurim të punojmë së bashku për të forcuar më tej partneritetin ndërmjet Kosovës dhe BE-së,” shkroi Konjufca.
Ai shtoi më tej se “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj rrugës së saj evropiane, agjendës së reformave dhe vlerave mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian.”
