Aksident i rëndë në Sarandë: 44-vjeçari rrëzohet nga soleta, dërgohet me helikopter në Spitalin e Traumës

Një punëtor ka mbetur i plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës, pasi ka pësuar një rrëzim nga lartësia e një ndërtese.

Viktima është identifikuar si Besnik Lika, 44 vjeç, banor i Sarandës. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar, teksa dyshohet se ra nga soleta gjatë punimeve për rregullimin e çatisë së një objekti në lagjen numër 4.

Të lidhura

None found

Sipas personelit mjekësor të spitalit të Sarandës, 44-vjeçari ka marrë dëmtime serioze në shtyllën kurrizore, konkretisht një frakturë në vertebrën torakale tetë (T8), e cila ka sjellë si pasojë paralizimin e gjymtyrëve të poshtme.

Përballë gjendjes së rëndë shëndetësore dhe nevojës imediate për kujdes më të specializuar, mjekët vendosën që i plagosuri të nisej menjëherë me helikopter drejt Spitalit Universitar të Traumës në kryeqytet.

Ndërkohë, efektivët e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti të rëndë gjatë kryerjes së detyrës.


Shtuar 13.07.2026 18:06

matbetfixbetcasibomEsenyurt EscortmatbetsezarcasinoJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetcasibomjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş