Durrës, nisin kontrollet antizhurmë në zonat turistike; monitorohen lokalet me muzikë

Strukturat e policisë në Durrës kanë nisur zbatimin e një plani masash që synon mbarëvajtjen e sigurisë publike gjatë periudhës së verës, duke vënë theksin te ndotja akustike në zonat bregdetare.

Njëkohësisht me inspektimet, janë organizuar dhe takime ndërgjegjësuese me menaxherët dhe pronarët e bizneseve, veprimtaria e të cilëve prodhon zhurmë përmes muzikës.

Të lidhura

None found

Bazuar në hartëzimin e zonave të prekura nga ndotja akustike, njësitet e sigurisë publike pranë Komisariatit të Durrësit kanë dërguar në terren ekipe të posaçme monitorimi. Këto kontrolle po kryhen si në hapësirat e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme të subjekteve që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike.

Gjatë kontrolleve, janë përdorur aparatura speciale për matjen e nivelit të zhurmës, duke zbatuar ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, të ndryshuar. Sipas të dhënave të Policisë, matjet e kryera sipas standardeve të përcaktuara kanë dalë brenda parametrave të lejuar.

Përveç nivelit të zhurmës, autoritetet kanë inspektuar edhe zbatimin e orarit të përcaktuar për muzikën në ambientet e hapura pranë zonave të banuara, i cili fillon në orën 11:00 dhe përfundon në mesnatë.

Policia e Durrësit rikonfirmon përkushtimin e saj për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt, si për banorët vendas ashtu edhe për pushuesit gjatë gjithë sezonit turistik.


matbetfixbetjojobetEsenyurt EscortmatbetsezarcasinoJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş