Sot në orën 11:00 është organizuar ceremonia e shortit për kampionatin e ri të Abissnet Superiores, duke zbuluar zyrtarisht edhe programin e javës hapëse të sezonit 2026-2027.
Të lidhura
None found



Edicioni i 88-të i futbollit më të lartë shqiptar do të startojë më 22 gusht 2026 dhe do të ulë siparin më 9 maj të vitit 2027. Ndeshjet e javës së parë të përcaktuara nga fati janë: Partizani pret Teutën, Laçi sfidon Elbasanin, Vllaznia përballet me Skënderbeun, Dinamo luan kundër Vorës dhe kampionët në fuqi të Egnatias ndeshen me Tiranën.





