Punonjës humanitar amerikan del pozitiv me Ebola në RD të Kongos, autoritetet gjurmojnë kontaktet me rrezik

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) bënë të ditur se një qytetar amerikan, i angazhuar me një organizatë humanitare në Republikën Demokratike të Kongos, është infektuar me variantin Bundibugyo të virusit Ebola.

Të lidhura

None found

Autoritetet amerikane, sipas CDC-së, janë në koordinim me organizatën ku ai punonte, me agjenci të tjera federale dhe me partnerët në Republikën Demokratike të Kongos, për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të virusit dhe për të identifikuar personat që mund të kenë pasur kontakte me rrezik të lartë. Deri tani, nuk janë dhënë informacione shtesë për identitetin apo gjendjen shëndetësore të pacientit.

CDC nënvizon se në Shtetet e Bashkuara nuk ka raste të konfirmuara me Ebola dhe se niveli i rrezikut për publikun amerikan mbetet i ulët. Institucionet shëndetësore sqarojnë se shpërthimi vijon të jetë i përqendruar në zona të izoluara të Republikës Demokratike të Kongos dhe të Ugandës fqinje, ndërsa gjasat që virusi të përhapet në SHBA vlerësohen shumë të ulëta.

Të dhënat e publikuara nga autoritetet kongoleze tregojnë se rastet e konfirmuara me Ebola kanë shkuar në 1.830, ndërsa 648 njerëz kanë ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes.

Në muajin maj, edhe një tjetër amerikan që shërbente si mjek misionar, Dr. Peter Stafford, doli pozitiv me Ebola gjatë punës së tij në Republikën Demokratike të Kongos. Ai u transportua bashkë me familjen në Berlin, ku mori trajtim dhe më pas u shërua.

Pas rikuperimit, Stafford rrëfeu në një intervistë se kishte kaluar temperaturë të lartë, lodhje të fortë dhe vështirësi edhe për të ecur. Nga ana e saj, bashkëshortja e tij, Dr. Rebekah Stafford, tha se familja përjetoi ditë të rënda dhe se fëmijëve iu shpjegua se nuk mund t’i afroheshin babait të tyre gjatë kohës së trajtimit.

Muajin e kaluar u regjistrua edhe rasti i parë i Ebolës jashtë Afrikës gjatë këtij shpërthimi. Në Francë rezultoi pozitiv një punonjës humanitar, pasi ishte kthyer nga një mision në Republikën Demokratike të Kongos, çka shtoi shqetësimet për mbikëqyrjen e udhëtarëve që vijnë nga zonat e prekura.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore ndërkombëtare vazhdojnë ta monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës, teksa përpjekjet për të frenuar shpërthimin e virusit Bundibugyo në Afrikën Qendrore janë ende në vijim.


Shtuar 12.07.2026 08:43

matbetultrabetjojobetultrabetmatbetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş