Një i afërm i viktimës së vrasjes së ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, Mark Koçeku, ka hedhur dritë mbi motivet e krimit, duke deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku ishte në dijeni të rrezikut për shkak të një konflikti të hershëm.
Ai u shpreh se institucionet dhe opinioni publik ishin në dijeni të hasmërisë që rëndonte mbi familjen e tyre, ndërsa theksoi se viktima ishte ruajtur për një kohë të gjatë.
Të lidhura
None found
Sipas të afërmit, viktima ka qenë i detyruar të lëvizte dhe të punonte në furrën e bukës pranë banesës për të siguruar jetesën, pavarësisht kërcënimit që i kanosej.
“Konfliktin e dinë shteti, e dinë gjithkush. Është ruajtur, por çfarë të bëjë, duhet të ushqehet. Ne kemi një konflikt që e dinë. Kemi një person në burg që e kemi pasur në gjak. Të gjithë e dinë ngjarjen. Ai punonte te shpia, ka pasur një furrë buke”, tha ai.
