MPB Maqedoni bëri të ditur se mbrëmjen e djeshme, më 09.07.2026, në orën 22:20, efektivët e Njësisë për Trafikim të Paligjshëm në kuadër të SPB Shkup i privuan nga liria P.J. (38) dhe D.R. (28), që të dy banorë të Shkupit.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në banesën e P.J. në zonën e Kisella Vodës, i realizuar mbi bazën e një urdhri gjyqësor të siguruar paraprakisht, ku ndodhej edhe D.R., u zbuluan dhe u sekuestruan një substancë e bardhë e trashë, marihuanë, një peshore dixhitale dhe para.
Nga MPB thanë se, pasi rasti të dokumentohet plotësisht, do të pasojnë kallëzimet penale përkatëse.
