Vllaznia triumfoi me përmbysje ndaj Malishevës në takimin e parë të raundit të parë të Conference League. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” u mbyll me rezultatin 2-1.
Të lidhura
None found



Në përfundim të këtij takimi foli trajneri i skuadrës së mundur, Thomas Brdaric.






“Jam disi i mërzitur me pjesën e parë, pasi skuadra duhet të ishte më e vendosur në fushë. Kur luan përballë Vllaznisë, duhet të jesh i vendosur mirë. Gabuam në tranzicione, krijuam hapësira. Vllaznia është e rrezikshme në tranzicione dhe komplimentoj Qaton, është një nga lojtarët e mi të preferuar. Jam krenar për lojtarët e mi”, deklaroi mes të tjerash Brdaric.


