LSDM dhe OBRM-PDUKM përballen me akuza të ndërsjella për ecurinë e rritjes ekonomike

Një debat i fortë është zhvilluar mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së lidhur me gjendjen ekonomike dhe pritshmëritë për rritjen në Maqedoninë e Veriut.

Të lidhura

None found

Sipas LSDM-së, Qeveria ka mashtruar publikun me deklaratat për rritjen ekonomike. Opozita iu referua projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat parashohin që ekonomia e Maqedonisë së Veriut të shënojë një rritje mesatare prej 3% gjatë pesë viteve të ardhshme.

LSDM vlerëson se ky ritëm do ta lërë vendin pas shteteve të tjera të rajonit. Ajo përmend gjithashtu si tregues negativë rënien e investimeve të huaja, tkurrjen e prodhimit industrial dhe shtimin e borxhit publik.

“Para Maqedonisë renditen Shqipëria me 3,19%, Serbia me 3,5%, Moldavia, Ukraina dhe Kosova me 3,95%. Kjo është realiteti dhe e vërteta. Gjithçka tjetër ishin gënjeshtra politike. Në fund të fundit, këtë qytetarët e dinë dhe e ndjejnë më së miri përmes kuletave të tyre bosh dhe frigoriferëve të zbrazët”, u shpreh Natasha Popoviq – LSDM.

Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM i mohoi këto pretendime, duke i quajtur ato manipulime. Sipas partisë në pushtet, vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë vetëm parashikime, ndërsa Qeveria është duke zbatuar investime, projekte infrastrukturore dhe politika që, sipas saj, tashmë po sjellin rezultate.

Deputeti Bojan Stojanoski tha se inflacioni në qershor ka zbritur në 3,4%, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë stabilizuar si rezultat i masave të marra gjatë krizës energjetike.

“Zbatimi i suksesshëm i masave qeveritare për krizën energjetike u konfirmua në kohë edhe nga FMN-ja, e cila theksoi se Maqedonia është në mesin e tri vendeve të para për masat e ndërmarra për zbutjen e goditjes së çmimeve të karburanteve”, pohoi Bojan Stojanovski nga OBRM-PDUKM.

Ndërsa LSDM argumenton se politikat ekonomike të Qeverisë kanë përkeqësuar standardin e jetesës dhe kërkon një qasje tjetër në drejtimin e ekonomisë, OBRM-PDUKM mbron qëndrimin se ekonomia është në përparim dhe se standardi i qytetarëve do të përmirësohet përmes investimeve dhe administrimit të përgjegjshëm të financave publike.


grandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetvaycasinoİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişjojobetExtrabet girişGrandpashabetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobetjojobet giriş