Një viktimë dhe tre të plagosur në katër aksidente rrugore në Maqedoninë e Veriut

Katër aksidente trafiku të ndodhura më 17 tetor në Maqedoninë e Veriut kanë shkaktuar një viktimë dhe disa persona të lënduar.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit, një 59-vjeçar humbi jetën pasi automjeti “Opel” që drejtonte doli nga rruga dhe u përplas me një mur betoni. Mjeku kujdestar konfirmoi vdekjen, ndërsa trupi, me urdhër të prokurorit publik, u dërgua për obduksion.

Një aksident tjetër u regjistrua në fshatin Opajë të Komunës së Likovës. Një 18-vjeçare, e cila ishte në drejtim të një automjeti “Audi”, humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me një konstruksion metalik. Bashkudhëtarja e saj, po ashtu 18-vjeçare, pësoi lëndime të rënda trupore.

Në fshatin Orizarë të Likovës, një automjet “BMW” përplasi një këmbësor 67-vjeçar. Për shkak të lëndimeve të rënda, ai u transportua për trajtim në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Përplasja e katërt ndodhi në bulevardin “Goce Dellçev” në Strumicë, ku u aksidentuan një veturë “Hyundai” dhe një automjet transportues “Nissan”. Një 44-vjeçar, i cili udhëtonte si bashkudhëtar në “Hyundai”, mbeti i lënduar rëndë.

Policia ka kryer këqyrjen e vendeve të ngjarjeve dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidenteve.


Shtuar më 18.10.2026 21:08

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş