Zvicra paraqitet maksimalisht e karikuar për çerekfinalen e madhe të Kupës së Botës kundër kampiones në fuqi, Argjentinës, takim që do të luhet në Kansas City.
Të lidhura
None found
Kapiteni Granit Xhaka theksoi se ekipi i tij ka si objektiv të realizojë një nga befasitë më të mëdha të këtij turneu, ndërsa për disa futbollistë zviceranë kjo do të jetë hera e parë që do të ndeshen me Lionel Messin.
Mesfushori shqiptar nënvizoi se presioni që shoqëron Zvicrën në këtë fazë është kthyer në një shtysë të fortë për të ecur më tej në Botëror.
“Kur je kaq afër, dëshira bëhet edhe më e madhe. Ky është një lloj presioni pozitiv për ne, sepse duam të vazhdojmë më tej”.
Duke folur për mundësinë e përballjes me Lionel Messin, Xhaka e cilësoi këtë si një privilegj të veçantë për çdo lojtar.
“Është një privilegj i madh të luajmë në epokën e Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ende nuk e kemi analizuar në detaje Argjentinën, por nga nesër do të nisim një analizë shumë të thellë”.
Në planin taktik, Zvicra pritet të ketë një mision tejet të vështirë, pasi duhet të frenojë repartin ofensiv të Argjentinës, që ka shënuar në secilën nga pesë ndeshjet e fundit në Kupën e Botës.
Lionel Messi udhëheq renditjen e golashënuesve të turneut me tetë gola dhe mbetet kërcënimi kryesor për mbrojtjen zvicerane.
Për të nxjerrë jashtë kampionët e botës, skuadra zvicerane do të duhet të bëjë një paraqitje pothuajse perfekte ndaj formacionit të Lionel Scalonit, i cili mbërrin në këtë çerekfinale me 12 fitore radhazi në të gjitha garat.//
