Përmes një deklarimi publik, është ndarë për qytetarët përgjigjja zyrtare e Aleancës, e cila sapo i është përcjellë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, në emër të transparencës.
Të lidhura
None found
Aleanca thekson se qëndrimi i saj mbetet i njëjtë me atë të 26 qershorit, të cilin e cilëson të qartë, parimor dhe plotësisht publik.

Sipas këtij qëndrimi, nuk ka pasur asnjë ndryshim dhe vazhdon të mbështetet bindja se proceset politike duhet të ecin mbi përgjegjësi institucionale, respekt të ndërsjellë dhe transparencë të plotë për qytetarët.
Siç është bërë e ditur nga kryetari Ardian Gjini, Aleanca mbetet e vendosur në këto parime dhe do të vijojë të veprojë me përgjegjësi, në interes të qytetarëve dhe të institucioneve të vendit.
