Nga Kryeministria, protestuesit kanë marrë drejtimin e rrugëve të kryeqytetit, duke nisur marshimin në qendër të Tiranës. Kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama.
Mes sloganeve që dëgjoheshin vazhdimisht u renditën edhe “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Atdheu nuk është në shitje”.
Të lidhura
None found
Me thirrje të pandërprera kundër qeverisë, përfshirë edhe “Arresto Ballukun!”, pjesëmarrësit janë nisur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa kërkojnë rrëzimin e asaj që e quajnë “klikë qeveritare”.
Fillimisht e lindur si reagim ndaj projektit në Zvërnec, protesta është zgjeruar në një lëvizje më të madhe kundër kastës politike, me fokus largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.
