“The Edi Rama Files”/ “Progressive International” publikon dosjen për kryeministrin: Pretendime për leje ndërtimi, investitorë strategjikë dhe pastrim parash

Organizata ndërkombëtare Progressive International ka bërë publike dosjen “The Edi Rama Files”, një përmbledhje voluminoze me dokumente, vendime të institucioneve shqiptare

Të lidhura

None found

dhe referenca nga hetimet e SPAK-ut. Në të ngrihen pretendime se disa nga projektet më të mëdha të zhvillimit në Shqipëri janë ngritur mbi një skemë lejesh, statusesh të investitorëve strategjikë dhe vendimesh të nënshkruara nga kryeministri Edi Rama.

Publikimi është shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, David Adler, i cili në një reagim në rrjetin X e përshkruan dosjen si “shpërthyese”. Sipas tij, materiali e vendos kryeministrin shqiptar në qendër të një rrjeti të gjerë të pasurive të paluajtshme, që shtrihet nga bregdeti deri në zemër të Tiranës.

Të lidhura

None found

“Vetëm javën e kaluar isha në Tiranë për të mbështetur lëvizjen e protestës së Flamingove. Këto dosje tregojnë se projekti në Zvërnec është vetëm maja e ajsbergut. Ato zbulojnë një sistem të tërë lejesh, statusesh dhe shpronësimesh, i drejtuar nga një njeri i vetëm: Edi Rama”, shkruan Adler.

Sipas autorëve, dokumenti mbështetet në vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), akte të qeverisë, materiale gjyqësore dhe dosje të hetimeve të SPAK-ut.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet projektit të resortit në Zvërnec. Autorët pretendojnë se ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura, dhënia e statusit të Investitorit Strategjik dhe lejet e ndërtimit krijuan kushtet për realizimin e këtij projekti. Dosja sjell gjithashtu referenca për hetimin e SPAK-ut mbi përfitimin e tokës dhe dokumentet që lidhen me këtë çështje.

Materiali ndalet edhe te resorti në Palasë. Sipas autorëve, vendimi i KKT-së i vitit 2014, i firmosur nga Edi Rama, lidhet me zonën kadastrale që përmendet në hetimin e SPAK-ut. Në dosje përfshihen edhe citime nga përgjimet e publikuara në aktet hetimore, ku, sipas tyre, flitet për pagesa milionëshe për të siguruar leje ndërtimi dhe për përfshirjen e pronave në projekte turistike. Këto mbeten pretendime të paraqitura në dosje dhe nuk përbëjnë përfundime gjyqësore të formës së prerë.

Autorët e materialit thonë se statusi i “Investitorit Strategjik”, i krijuar gjatë qeverisjes së Edi Ramës, është përdorur si një mekanizëm që u ka kufizuar pronarëve mundësinë për t’i kundërshtuar në gjykatë projektet e mëdha të zhvillimit.

Dosja e Progressive International i kërkon komunitetit ndërkombëtar të tregojë më shumë vëmendje ndaj zhvillimeve në Shqipëri. Në të, protestat e nisura për projektin e Zvërnecit përshkruhen si një reagim qytetar ndaj mënyrës së qeverisjes së vendit.

STATUSI I PLOTE I DAVID ADLER

Sot, @ProgIntl publikon “Dosjet Edi Rama” (Edi Rama Files) 🚨, një dosje shpërthyese që e vendos kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në krye të një perandorie të paligjshme të pasurive të paluajtshme, që shtrihet nga bregdeti i vendit deri në kryeqytet.

Vetëm javën e kaluar isha në Tiranë për të mbështetur lëvizjen e protestës së “Flamingove”: shqiptarët që janë ngritur kundër planit miliardë dollarësh të familjes Trump për privatizimin e ligatinave të tyre të mbrojtura.

Këto dosje tregojnë se ky projekt është vetëm maja e ajsbergut — një sistem i gjerë lejesh, statusesh dhe shpronësimesh, i drejtuar nga një njeri i vetëm: Edi Rama, i preferuari i Bashkimit Evropian.

Dosjet ofrojnë një pamje të detajuar hetimore mbi ekonominë politike të kleptokracisë në pragun e Evropës — dhe është hera e parë që këto dokumente publikohen dhe i prezantohen një audience ndërkombëtare.

Prandaj, hidhuni një sy — shpërndajeni lajmin — dhe qëndroni në krah të popullit shqiptar, i cili del në rrugë ditë pas dite për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj asaj që autori e përshkruan si grushti i heshtur, por vdekjeprurës, i Edi Ramës kundër vendit të tij.


jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetholiganbetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoRoketbetcasibomJojobetmeritkingjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetRoketbet