Para pak minutash, një Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në segmentin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec.
Automjeti ishte në lëvizje në momentin kur shpërtheu zjarri, por drejtuesi arriti të largohej në kohë dhe nuk pësoi lëndime.
Të lidhura
None found
Në vendngjarje mbërritën me shpejtësi forcat e MZSH Pogradec, të cilat arritën të neutralizonin flakët, ndërsa dyshimet e para lidhen me një defekt në sistemin elektrik të mjetit.
