KQZ pritet të certifikojë nesër rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të zhvilluara më 7 qershor, pritet të certifikohen nesër nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Të lidhura

None found

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se mbledhja e këtij institucioni është paraparë të mbahet të mërkurën në orën 11:00. “Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor”, ka deklaruar Elezi.

Ndërkohë, Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë si të pabazuara pesë ankesa administrative të dorëzuara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që kishin të bënin me rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, vendimet e PZAP-së për ankesat e paraqitura nga subjekti politik Lista Serbe, si edhe nga kandidatja për deputete Emilija Rexhepi dhe kandidatët për deputetë Bekim Haxhiu e Qëndrim Kryeziu, janë marrë në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjin nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Po ashtu, gjykata ka konstatuar se pretendimet në ankesa nuk janë mbështetur me prova bindëse që do të arsyetonin ndërhyrje në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.


Shtuar 7.07.2026 16:28

jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetbetparkTulipbetnorabahissafirbetmatbetmatbetmeritkingKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoRoketbetcasibomJojobetmeritkingjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişmarsbahischild pornBetpascasibomjojobetcasibomcasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetRoketbet