12-vjeçarja venezueliane rrëfen mbijetesën pas 32 orësh nën rrënoja: U ushqeva me ketchup dhe djathë të grirë

Nga qyteti bregdetar Caraballeda vjen një histori mbijetese që ka tronditur dhe prekur gjithë Venezuelën. Fabiana, vetëm 12 vjeçe, u nxor gjallë pas 32 orësh nën rrënojat e pallatit ku jetonte, i shembur nga tërmeti me magnitudë 7.5 që goditi vendin më 24 qershor.

Të lidhura

None found

Në kohën kur nisën lëkundjet sizmike, nëna e saj Karina Blanco ishte duke zhvilluar një orë spinningu. Sapo kuptoi intensitetin e tërmetit, ajo u nis menjëherë me makinë drejt banesës, e kapluar nga ankthi për vajzën e saj të vetme.

“Kur mbërrita, nuk mund ta besoja atë që pashë. Pashë një pallat, pastaj një boshllëk aty ku kishte qenë pallati ynë dhe më pas një tjetër pallat. Mendova se vajza ime kishte humbur jetën”, rrëfen Karina.

Në ato çaste, Fabiana ishte vetëm në apartament. Ajo u përpoq të gjente strehë në kuzhinë, por muret e banesës u shembën dhe e përplasën në tokë.

“Pashë gjithçka që dridhej dhe binte. Kur muret u çanë mendova se do të vdisja. I thashë vetes se askush nuk do të vinte të më shpëtonte”, kujton 12-vjeçarja.

E mbetur e bllokuar mes copave të betonit, me tavanin vetëm disa centimetra larg fytyrës, Fabiana arriti të ruante qetësinë, edhe pse vuan nga ankthi dhe klaustrofobia.

Pas disa orësh, zëri i saj u dëgjua nga një infermiere që ishte gjithashtu e bllokuar në të njëjtin pallat. Ajo i kërkoi Fabianës të mos dorëzohej. Rreth gjashtë orë më vonë, infermierja u shpëtua dhe u tregoi ekipeve të kërkim-shpëtimit se një vajzë e quajtur Fabiana ishte ende gjallë.

Deri në atë moment, Karina ishte pajtuar me mendimin se e kishte humbur vajzën, por shpresa iu rikthye.

“Në atë çast më thanë: ‘Vajza jote është gjallë’. Ishte momenti më i madh i jetës sime”, thotë Karina.

Nën rrënoja, 12-vjeçarja arriti të gjente telefonin, por nuk kishte sinjal. Megjithatë, ajo regjistroi një video ku kërkonte ndihmë, duke thënë se ishte e bllokuar dhe se edhe shumë fqinjë të tjerë ndodheshin në të njëjtën gjendje.

Gjatë orëve të gjata poshtë rrënojave, Fabiana mundi të lëvizte disa pjesë betoni për të liruar njërën këmbë, e cila kishte mbetur e bllokuar në një pozicion shumë të dhimbshëm. Teksa përpiqej të krijonte pak hapësirë, ajo gjeti rastësisht një shishe me ketchup dhe pak djathë të grirë, të cilat i konsumoi për të ruajtur energjinë. “Ato më ndihmuan të qëndroja e vetëdijshme”, tregoi 12-vjeçarja.

Shpresa mori tjetër forcë kur një vullnetar me emrin Viktor dëgjoi zërin e saj nga mes rrënojave. Ai lajmëroi menjëherë familjarët dhe ekipet e shpëtimit. Pas disa tentativave që nuk dhanë rezultat, një ekip zjarrfikësish nga Karakasi arriti të hapte një tunel deri në vendin ku ndodhej vajza.

Pas 32 orësh, Fabiana u nxor e gjallë nga rrënojat dhe u përqafua me nënën e saj, në një moment që më pas u bë viral në rrjetet sociale.

“Kur dola dhe pashë familjen time e gjithë ndërtesën të shembur, më dukej sikur nuk ishte reale, sikur po shikoja një serial televiziv”, rrëfen ajo.

Nga afro 50 banorë që jetonin në pallatin ku banonte familja, vetëm tre persona u shpëtuan të gjallë.

Bilanci i tërmeteve në Venezuelë po bëhet gjithnjë e më i rëndë. Sipas autoriteteve, deri tani janë konfirmuar 3.342 viktima, ndërsa dhjetëra mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur.

Fabiana ka pësuar vetëm një frakturë në këmbën e majtë dhe disa plagë të lehta. Aktualisht, ajo po qëndron në shtëpinë e gjyshes, ndërsa familja përpiqet të marrë veten nga tragjedia.

“Do të na duhet kohë të shërohemi. Kam humbur fqinjë dhe miq. Por gjëja më e rëndësishme është që vajza ime është gjallë”, përfundon Karina.




Shtuar 6.07.2026 17:48

grandpashabet girişmilanobetHoliganbetBetinegoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetWojobetKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetcasibomPusulabetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomberlinbetjojobetcasibomcasibom girişchild pornBetpasimajbetjojobet girişbetciojojobet girişcasibom girişcasibombetistbetciobetcio giriş