Pas tërheqjes së trupës gjykuese në dhomën e këshillimit në Gjykatën e Tiranës, një nga avokatët e pranishëm në seancën ndaj protestuesve të arrestuar më 2 korrik dha një prononcim për mediat.
Ai zbuloi se të gjithë avokatët në sallë kanë rënë dakord unanimisht se arrestimet ishin të paligjshme, ndaj edhe kanë kërkuar që ato të shpallen si të tilla.
Të lidhura
None found
Nga ana tjetër, ai tregoi se prokuroria ka kërkuar për dy protestues që të mbahen në arrest me burg, ndërsa për të tjerët është kërkuar masa e sigurisë, detyrim paraqitje.
