Nga Anglia vjen një lajm shokues, të premten në mbrëmje një lojtar i nivelit të lartë anglez është arrestuar në rajonin e “Greater Manchester” me akuzën e pedofilisë.
I akuzuari është 31 vjeç, i martuar, është një lojtar ndërkombëtar që mbron ngjyrat e vendit të tij, klubi i tij ka pranuar që e kishte pezulluar atë nga stërvitja dhe ka qenë subjekt i transferimeve milionere gjatë karrierës së tij.
Nuk dihet ende se me cilin klub luan për shkak se hetimi është ende i hapur, por vlen të theksohet se Everton ka njoftuar se kanë pezulluar një lojtar në pritje të një hetimi policor, pa përmendur emra ose dhënë detaje mbi çështjen.
“Klubi do të vazhdojë të mbështesë autoritetet me hetimet e tyre dhe nuk do të lëshojë ndonjë deklaratë të mëtejshme në këtë kohë,” tha Everton në një deklaratë.