Presidenti i Malit sulmohet me thikë gjatë lutjes në xhami

Presidenti i përkohshëm i Malit, Assimi Goita ka qenë në shënjestër të një sulmi me thikë gjatë lutjeve të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në kryeqytetin, Bamako.

“Sulmuesi u mposht menjëherë nga siguria dhe hetimet vijojnë” tha presidenca në një postim në Twitter.

Goita u mor menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe akoma nuk dihet nëse është plagosur apo jo. /albeu.com

Shtuar 20.07.2021 13:48