31-vjeçarja humb jetën në Florida pasi u sulmua nga një aligator 3.7 metra i gjatë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara, pasi një grua 31-vjeçare humbi jetën pas një sulmi nga një aligator gjigant, ndërsa po notonte me partnerin e saj në lumin Econlockhatchee, në Pyllin Shtetëror Little Big Econ në Florida.

Viktima ishte Brittany Clark, e cila kishte shkuar në atë zonë për një shëtitje në natyrë bashkë me partnerin e saj, Chance Allison. Autoritetet bëjnë me dije se çifti ndaloi për të hyrë në ujërat e cekëta, kur papritur nga uji doli një aligator rreth 3.7 metra i gjatë dhe sulmoi 31-vjeçaren.

Të lidhura

None found

Sipas zëdhënësve të Komisionit për Ruajtjen e Peshqve dhe Jetës së Egër të Floridës, gruaja pësoi kafshime të rënda në të dyja duart.

Chance Allison tentoi ta shpëtonte në mënyrë të dëshpëruar, duke u përballur me aligatorin dhe duke arritur t’ia lironte njërën dorë nga nofullat e kafshës. Por sulmi vijoi edhe një herë, kur aligatori i kapi dorën tjetër, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Momente të rënda janë zbuluar edhe nga telefonata në numrin e emergjencës 911, e cila pasqyroi ankthin menjëherë pas ngjarjes. Dëshmitarët thanë se njëri krah i viktimës ishte shkëputur plotësisht, ndërsa krahu tjetër ishte pothuajse i këputur.

“Situata është shumë e rëndë. Ajo po humbet shumë gjak, ju lutem nxitoni”, dëgjohet të thotë një person gjatë telefonatës me shërbimet e emergjencës.

Edhe pse ekipet mjekësore ndërhynë shpejt, Brittany Clark nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Pas sulmit, autoritetet e lokalizuan aligatorin, e vranë dhe i hoqën kokën, e cila do të shërbejë si provë në hetimin që po zhvillohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Mediat amerikane raportojnë se 31-vjeçarja ishte shumë e lidhur me natyrën dhe aktivitetet në ambient të hapur. Ajo kishte punuar prej vitesh si operatore buldozeri dhe në kohën e lirë merrte pjesë në festivale dhe aktivitete muzikore.


Shtuar 1.07.2026 08:12

grandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio