Amazon përballet me padi në Australi për tarifën shtesë ndaj abonentëve të Prime Video pa reklama

Autoriteti australian që mbikëqyr konkurrencën dhe mbron konsumatorët ka çuar në gjykatë Amazonin, me pretendimin se kompania ka përdorur kushte kontraktuale të padrejta pasi futi reklamat në Prime Video dhe u kërkoi përdoruesve pagesë shtesë për t’i shmangur ato.

Sipas Komisionit Australian të Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC), Amazon ka cenuar ligjin për mbrojtjen e konsumatorit përmes kontratave të padrejta me më shumë se një milion abonentë vjetorë në periudhën nga nëntori 2023 deri në gusht 2025.

Të lidhura

None found

Kryetarja e ACCC-së, Gina Cass-Gottlieb, deklaroi se konsumatorët që kërkonin të vazhdonin ta përdornin Prime Video pa reklama nuk kishin zgjidhje tjetër, përveçse të paguanin më tepër për të mbajtur të njëjtin shërbim për të cilin ishin abonuar fillimisht.

Në padi thuhet se për më shumë se një dekadë, Prime Video ishte ofruar si shërbim pa reklama brenda abonimit Prime. Por në fillim të vitit 2024, Amazon nisi të transmetonte reklama në platformë edhe në Australi, ndërsa abonentëve u kërkoi një pagesë mujore shtesë për versionin pa reklama, duke e çuar çmimin e abonimit në 12.99 dollarë australianë në muaj.

ACCC nënvizon se në atë periudhë mbi 850 mijë australianë kishin paguar paraprakisht abonimin vjetor Prime dhe, sipas këtij institucioni, atyre iu dha një shërbim i ndryshuar me reklama për pjesën e mbetur të abonimit, përveç rasteve kur pranonin të paguanin tarifën shtesë.

Sipas pretendimeve të padisë, Amazon është mbështetur edhe në pesë kushte kontraktuale që i jepnin mundësi të ndryshonte në mënyrë të njëanshme shërbimet dhe termat e përdorimit, pa u njohur abonentëve e drejta për rimbursim apo forma të tjera kompensimi.

Deri tani, Amazon nuk ka bërë asnjë koment publik lidhur me këtë padi.


Shtuar 1.07.2026 01:02

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio