Zjarr i përmasave të mëdha në Derven pranë Selanikut, një i vdekur dhe një e plagosur

Një zjarr i fuqishëm që ra pasditen e sotme në zonën e Dervenit, afër Selanikut, i ka marrë jetën një personi dhe ka lënë të lënduar një grua.

Për shkak të erës dhe temperaturave të larta, flakët që nisën rreth orës 14:30 në një sipërfaqe me shkurre, u zgjeruan me shpejtësi edhe në zonën pyjore.

Të lidhura

None found

Zjarri avancoi drejt pyllit dhe iu afrua fshatit Liti, çka bëri që autoritetet të japin urdhër për evakuimin e banorëve.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës, viktima është një burrë, trupi i të cilit u gjet në hapësirën pyjore mes Dervenit dhe fshatit Liti.

Ndërkaq, një grua u plagos, pasi sipas informacioneve po tentonte të fikte flakët pranë shtëpisë së saj. Ajo mori djegie në duar, u nxor nga zjarrfikësit dhe më pas u dërgua me ambulancë në spital.

Në operacion janë angazhuar mbi 11 zjarrfikës, tre ekipe speciale të zjarrfikësve pyjorë, 36 mjete zjarrfikëse, dhjetë avionë dhe tre helikopterë, që po kryejnë hedhje të pandërprera uji.

Për shkak të rrezikut, sistemi i emergjencës 112 ka dërguar dy mesazhe paralajmëruese. Në njoftimin e dytë, banorëve të fshatit Liti u është kërkuar të largohen menjëherë drejt stadiumit të fshatit dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve.

Në terren ndodhen edhe forcat e policisë dhe shërbimet e urgjencës, ndërsa zjarrfikësit vijojnë përpjekjet për të izoluar flakët dhe për të mbrojtur zonat e banuara.

Në qiellin mbi Selanik, çdo dhjetë minuta duken avionët canader që drejtohen nga deti pasi furnizohen me ujë dhe më pas kthehen në zonën ku zjarri mbetet ende i pakontrolluar.


Shtuar 30.06.2026 21:24

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetmeritbetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobetbetcio