Serwer në takim me Jasharin, në fokus zhvillimi i FSK-së dhe rruga drejt NATO-s

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka mirëpritur në takim një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Daniel Serwer, në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.

Ky delegacion amerikan ishte pjesë e nismës “America250” dhe përfshinte profesorë, drejtues organizatash, veteranë ushtarakë dhe aktivistë të angazhuar në këtë iniciativë.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, Jashari i falënderoi mysafirët për vizitën, si edhe për kontributin e tyre në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e pandërprerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimin e afërt mes FSK-së dhe institucioneve amerikane të mbrojtjes.

Komandanti i FSK-së i njoftoi anëtarët e delegacionit me zhvillimet më të fundit brenda forcës, me përparimin e kapaciteteve të saj, si dhe me rolin që ajo ka në garantimin e sigurisë së vendit dhe të stabilitetit në rajon.

Nga ana e tyre, Daniel Serwer dhe përfaqësuesit e delegacionit amerikan shprehën vlerësim për zhvillimin dhe sukseset e arritura nga FSK-ja, si edhe për kontributin e saj në misionet ndërkombëtare.

Në bisedime u trajtua edhe gjendja e sigurisë në rajon, ndërsa u theksua rëndësia e avancimit të FSK-së në rrugën e integrimit në strukturat euroatlantike, përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Në fund të takimit, gjenerallejtënant Jashari uroi delegacionin amerikan me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, duke nënvizuar miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe partneritetit strategjik.

Të dyja palët rikonfirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe institucioneve amerikane të mbrojtjes, duke vlerësuar se forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës mbetet një faktor kyç për sigurinë dhe paqen në rajon.


Shtuar 30.06.2026 21:08

holiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetmeritbetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet