Shpërthim në Monako, plagosen oligarku ukrainas dhe familjarët e tij; autoritetet hetojnë pistën terroriste

Mbrëmjen e së hënës, Principata e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë që la tre persona të plagosur, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet duke e trajtuar ngjarjen si një sulm të mundshëm terrorist.

Menjëherë pas incidentit, policia vuri në lëvizje një operacion të gjerë për të identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, i cili besohet se është larguar nga vendi i ngjarjes pak pas shpërthimit.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të para, shpërthimi ndodhi pranë hyrjes së Fondacionit Cuomo, në lagjen Moulins. Dyshimet paraprake flasin për një bombë të vendosur në katin përdhes të një pallati. Dëshmitarët kanë treguar se pak minuta përpara shpërthimit, një person kishte lënë disa çanta në atë zonë, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë edhe pistën e përdorimit të një mjeti shpërthyes të improvizuar.

Të plagosurit janë tre pjesëtarë të së njëjtës familje me shtetësi ukrainase: një burrë dhe një grua rreth moshës 50-60 vjeç, si edhe djali i tyre adoleshent. Dy të rriturit u dërguan në Spitalin Pasteur në Nicë, ndërsa i mituri u transportua në Spitalin Pediatrik Lenval. Deri tani, nuk ka informacion të publikuar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Mediat franceze raportojnë se objektivi i mundshëm i sulmit ishte biznesmeni ukrainas Vladimir Ermolaev, së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij. Sipas revistës Forbes, Ermolaev renditet i 23-ti në listën e 100 ukrainasve më të pasur. Megjithatë, deri në këtë fazë, autoritetet nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin e personit që mund të ketë qenë në shënjestër.

Pas shpërthimit, zona u izolua nga forca të shumta policore dhe ekipe zjarrfikëse. Kamerat e sigurisë dyshohet se kanë regjistruar një burrë që la një çantë shpine në zonë pak para ngjarjes, ndërsa kërkimet janë zgjeruar edhe në qytetin fqinj Beausoleil, ku mendohet se është arratisur i dyshuari.

Në këtë operacion po marrin pjesë si autoritetet e Monakos, ashtu edhe shërbimet e emergjencës nga Franca fqinje. Hetimet po vijojnë për të zbuluar motivin e sulmit dhe për të identifikuar autorin.

Fondacioni Cuomo është një organizatë bamirësie që ushtron aktivitetin e saj kryesisht në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme, duke u përqendruar në arsim, zhvillim social dhe mbështetje për komunitetet në nevojë.

https://x.com/ScopeReport_/status/2071698987602587935
https://x.com/winap/status/2071686681833472259


Shtuar 30.06.2026 10:09

Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio