Dy pronarë dyqani në Tiranë përfundojnë në pranga pasi kanosën dhe mbajtën me forcë një kliente, lëndohet edhe një polic

Dy pronarë të një dyqani janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi akuzohen se kanë kanosur një kliente, e kanë mbajtur kundër vullnetit të saj dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ndërhyrjes.

Në pranga janë vënë Sefedin Ahmetaj, 63 vjeç, dhe Edjola Harunaj, 41 vjeçe, pas veprimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Të lidhura

None found

Sipas dyshimeve, ngjarja ka ndodhur në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, ku pas një konflikti për motive të dobëta me një kliente, ata e kanë kërcënuar, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur në ambientet e biznesit kundër dëshirës së saj dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Policia bën me dije se gjatë ndërhyrjes, të dy shtetasit kanë kundërshtuar me forcë efektivët, ndërsa shtetasja E. H. dyshohet se ka goditur një punonjës policie për shkak të detyrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për të dyja rastet.


Shtuar 28.06.2026 11:20

grandpashabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetgrandpashabet girişultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas