Në protestën e zhvilluar sot u bashkua edhe Nënë Liza, e njohur si simbol i qëndresës së banorëve të “5 Majit”.
Ajo deklaroi se i është bashkuar tubimit sepse kërkon që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen sa më parë, duke e akuzuar se i nxori qytetarët nga banesat me dhunë në mes të dimrit.
Të lidhura
None found
E moshuara, tashmë aktive në kauza publike, tha gjithashtu se nuk janë rritur as pagat dhe as pensionet. Në fjalën e saj, ajo sfidoi Ramën duke thënë se shqiptarët nuk janë dele, siç sipas saj i ka etiketuar ai, por janë burra.
“Kam vendosur të bashkohem sepse ky duhet të ikë një sahat e më parë, por nuk ikën ky me Rama ik, ky e do me dajak, sikurse na ka nxjerrë nga shtëpitë me dajak. Mua më kanë tërhequr zvarrë, 1500 policë më rrethuan shtëpinë, fëmijët m’i futën në burg.
Pensionin jo, rrogat jo, i ka nxjerrë njerëzit nga shtëpia në mes të dimrit.
Jam pa lekë dhe pa shtëpi, katër herë kemi ndryshuar shtëpinë me qira. Pensionet i rriti vetëm 2000 leë, është mësuar vetëm të mashtrojë, sepse ka lekë të mbajë gjithë botën e jo më Shqipërinë.
Na quajti dele, kush janë delet?
Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet.
Kemi marrë një shtëpi faqja e zezë, s’ka asgjë brenda. Kjo protestë duhet të mbyllet kur të ikë Edi Rama”, tha ajo.
