Vetëvendosje bëhet partia e parë me pesë fitore kombëtare radhazi në Kosovë

Të shtunën, me konfirmimin zyrtar të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje u pozicionua si forca politike më e suksesshme në Kosovën e pasluftës sa i takon fitoreve zgjedhore.

Sipas një analize të të dhënave elektorale të 27 viteve të fundit, të përpunuar nga KosovaPress, rezultati i 7 qershorit e bëri këtë parti të parën dhe të vetmen që ka fituar pesë cikle zgjedhore në nivel kombëtar.

Të lidhura

None found

Formacioni politik i drejtuar nga Albin Kurti nuk ka pësuar humbje në asnjë palë zgjedhje që prej vitit 2019.

Pikërisht në atë vit, Vetëvendosje doli për herë të parë forcë e parë në vend. Më pas ajo fitoi sërish në vitin 2021. Suksesin e përsëriti edhe dy herë gjatë vitit 2025, më 9 shkurt dhe 28 dhjetor, ndërsa më 7 qershor arriti kulmin duke mbetur e vetme në krye me pesë fitore, numër rekord.

Deri në këtë cikël të fundit, VV ndante të njëjtin numër triumfesh elektorale me PDK-në.

PDK kishte regjistruar më herët katër fitore. Më e fundit prej tyre ishte në vitin 2017, kur garoi si PAN së bashku me Aleancën dhe Nismën, ndërsa fitorja para saj ishte ajo e vitit 2014.

Për herë të parë, PDK doli fituese ndaj të gjitha partive të tjera në zgjedhjet e vitit 2007. Triumfin e saj të dytë e vulosi në zgjedhjet e vitit 2010.

Para vitit 2007, fituesja e vetme e zgjedhjeve në Kosovë kishte qenë LDK-ja.

Në fakt, kjo parti ka triumfuar dy herë. Fitoren e parë e mori në zgjedhjet e para pasluftës, të mbajtura më 2001, ndërsa të dytën në vitin 2004, kur sërish nuk pati rivalitet.

Prej 22 vjetësh, LDK nuk ka arritur të fitojë asnjë tjetër cikël zgjedhor në Kosovë. Më pranë suksesit ishte në vitin 2019, kur u mund nga Vetëvendosje me më pak se dy pikë diferencë. VV mori 26.27 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike mbeti në 24.548 %.


Shtuar 27.06.2026 13:48

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas