Shkencëtarët: Rekordet e nxehtësisë në Evropë lidhen qartë me ndikimin njerëzor

Një studim i ri shkencor vlerëson se vala rekord e të nxehtit që përfshiu Evropën gjatë këtij qershori do të kishte qenë “pothuajse e pamundur” disa dekada më parë, duke nxjerrë në pah se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu janë “qartësisht përgjegjëse” për ashpërsinë e këtij fenomeni.

Analiza është publikuar nga World Weather Attribution (WWA), një rrjet ndërkombëtar studiuesish që shqyrton ndikimin e ndryshimeve klimatike në ngjarjet ekstreme, dhe e përshkruan këtë episod si “valën më të rëndë të të nxehtit të regjistruar ndonjëherë në rajon”.

Të lidhura

None found

Sipas raportit, në vende të ndryshme të Evropës, mes tyre Franca, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra, temperaturat ekstreme kanë rrëzuar rekorde historike brenda pak ditësh. Madje, në disa raste, rekordet janë thyer dy herë në harkun e 24 orëve, duke e bërë situatën edhe më të pazakontë.

Për të arritur në këto përfundime, shkencëtarët e WWA shqyrtuan të dhënat klimatike që lidhen me tre ditët dhe netët më të nxehta të kësaj vale, duke i krahasuar me periudha të mëparshme, si vitet 1976 dhe 2003. Nga analiza rezultoi se episode të tilla ekstreme do të kishin qenë “pothuajse të pamundura” 50 vjet më parë.

Sipas tyre, gjatë pesë dekadave të fundit planeti është ngrohur me rreth 1.1°C, çka ka shtuar ndjeshëm si gjasat, ashtu edhe forcën e valëve të të nxehtit. Në disa raste, një valë e krahasueshme me atë të vitit 1976 do të ishte sot rreth 3.5°C më e nxehtë.

Raporti nënvizon gjithashtu rrezikun e veçantë që paraqesin temperaturat e larta gjatë natës, pasi organizmi nuk ka kohën e nevojshme për t’u rikuperuar nga stresi termik. Gjetjet tregojnë se nxehtësia e natës në Evropë është rreth 100 herë më e mundshme sot sesa në vitin 2003.

Nga 854 qytete të marra në analizë në 30 shtete evropiane, 45% kanë regjistruar ose ndodhen pranë thyerjes së rekordeve të temperaturës së “globit të lagësht”, një tregues që ndërthur nxehtësinë, lagështinë dhe elementë të tjerë klimatikë që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut.

Ekspertët paralajmërojnë se Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt se çdo tjetër në botë, po përballet me valë të të nxehtit gjithnjë e më të shpeshta dhe më të rënda. Pasojat, sipas tyre, po reflektohen tashmë në jetën e përditshme përmes mbylljes së shkollave, ndërprerjeve në transport, problemeve energjetike dhe shtimit të rasteve fatale.

Të dhënat paraprake tregojnë se në disa vende janë raportuar tashmë qindra viktima, përfshirë mbi 200 në Spanjë brenda pak ditësh dhe dhjetëra në Francë, ndërsa autoritetet presin që këto shifra të rriten.

Shkencëtarët theksojnë se, nëse nuk ndërmerren shpejt ulje të emetimeve nga lëndët djegëse fosile, ngjarje të tilla ekstreme do të bëhen më të shpeshta dhe më të rrezikshme në vitet që vijnë.

“Është çështje se çfarë lloj të ardhmeje duam të kemi,” deklaroi studiuesja Friederike Otto, duke vënë theksin te urgjenca e veprimit global për klimën.


Shtuar 26.06.2026 08:17

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet